“Ikona” e City-t dhe Spanjës thotë "Mjaft!", David Silva var këpucët në gozhdë

David Silva thotë mjaft. Ish-mesfushori i njohur i Manchester Cityt është larguar përfundimisht nga futbolli i luajtur në moshën 37-vjeçare.

“Sot është një ditë e trishtuar për mua. Sot është koha t’i them lamtumirë asaj që i kam kushtuar gjithë jetën.

Sot është koha t’i them lamtumirë kolegëve të mi, të cilët janë si familje për mua. Do të më mungojnë shumë”, tha ai në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Spanjolli luajti fillimisht për Celta Vigon e Valencian, për t’u aktivizuar më pas për disa vite me gjigandët e Manchester City. Së fundmi, ai ka veshur fanellën e Sociedad.