Lajm i mirë për tifozët e Partizanit, ndeshja e kthimit do të luhet në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2023, 17:44
Nuk ka më dyshime, Partizani do ta luajë ndeshjen e kthimit ndaj Atletic Escalades në “Air Albania Stadium” në datën 1 gusht ora 20:45.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi i kuq që ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e sh.a që menaxhon stadiumin e kryeqytetit, duke evituar udhëtimin drejt Elbasanit e duke u dhënë mundësinë tifozëve të kuq të jenë më të shumtë në numër në këtë sfidë që vlen biletën e fazës së tretë të UEFA Conference League.
Në rast kualifikimi, Partizani do të ndeshet me fituesen e çiftit Valmiera-Tre Pene. Letonezët triumfuan 3-0 në ndeshjen e parë ndërsa të kuqtë fituan 1-0 në Andorra.
