PSG-Al Nassr barazojnë pa gola, Ronaldo tenton supergolin me roveshatë (VIDEO)

PSG pa Mbappe, Al Nassr me Ronaldon nuk shkojnë më shumë se barazimi pa gola në miqësoren e luajtur në Japoni.

Dy klubet në pronësi të manjatëve nga Lindja e Mesme nuk prodhuan lojë të bukur ndërsa Cristiano Ronaldo tentoi një supergol me roveshatë por nuk ia dolin mbanë. Në këtë ëprballje u shfaq edhe ish mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ndërsa një tjetër ish-interist ishte edhe Marcelo Brozovic që u aktivizua për 66 minuta.