Denoncon gruan, e shqetësoi me telefonata gjatë ndeshjes Manchester United-Chelsea

Denoncon gruan, e shqetësoi me telefonata gjatë ndeshjes Manchester
Anglia është vendi i çudirave por ngjarja e fundit e bërë publike në media e kalojnë edhe këtë kufi pasi nuk ka asnjë precedent të mëparshëm. Bëhet fjalë për Steve Healey i cili ka denoncuar për ngacmim bashkëshorten ndërsa denoncimin e kanë mbështetur juridikisht edhe shokët e tij që janë ankuar gjithashtu.

Bashkëshortja e tij Joanna, e ka telefonuar disa herë gjatë momentit kur ai po ndiqte në shtëpinë e shokëve ndeshjen mes Chelseat dhe Manchester United por kur ai nuk ia hapi telefonin, ajo shqetësoi shokët e tij me telefonata të vazhdueshme.

59-vjeçarja kërkonte që bashkëshorti të kthehej në shtëpi dhe të kujdesej për qenin që sipas saj kishte nevojë për një xhiro. Të gjithë kanë firmosur denoncimin për ngacmim dhe fyerje.

Përpara gjykatësit ajo u justifikua duke thënë se po kujdesej për shëndetin e qenit por gjykatësi nuk e besoi dhe e dënoi me 12 muaj punë në komunitet. Ajo duhet të paguajë edhe një gjobë prej 80 stërlina.