Stefano Pioli “fërkon duart”, një tjetër goditje e sigurt në merkato për Milanin

Ditët e nxehta të korrikut kanë rritur temperaturat edhe në Milanello ku merkatoja ka hyrë në një fazë shumë interesante.

I radhës në hyrje është emri i sulmuesit 23-vjeçar Noah Okafor. Lojtari i Salsburgut dhe Kombëtares së Zvicrës ka tërhequr vëmendjen e klubit italian që do të kryejë testet e sulmuesit ditën e nesërme për të nënshkruar më pas një kontratë.

Transferimi i Okafor i mbyll përfundimisht derën Taremit, ndërsa Milani do të infestojë gjithçka për gjithçka më pas edhe te Chukwueze.