Italia zhgënjen me Norvegjinë dhe largohet nga europiani, kalojnë Franca dhe Zvicra

Një mbrëmje emocionuese në Euro 2023 ku pas Gjermanisë ishte edhe radha e Italisë për t’i dhënë lamtumirën kompeticionit.

Në ndeshjen e fundit të grupit të kaltërit u mundën 1-0 nga Norvegjia duke u larguar nga kompeticioni ku ishin kuotuar si një nga skuadrat favorite për të fituar trofeun.

As nordiket nuk arritën të kalojnë më tej ndërsa në ndeshjen tjetër, Franca shkatërroi 4-1 Zvicrën por të dyja skuadrat kaluan në raundin tjetër të europianit.