FOTO/ Tonali bëhet “sheik”, e bekon edhe e fejuara, Pastore: Jam me ty, kudo

Sandro Tonali ka zgjedhur Newcastle për të vijuar karrierën e tij, një vendim ky që ka prekur jo pak zemrat e tifozëve kuqezi të Milanit.

Serie A humbet një talent që futbollit italian, por gjithashtu largohet edhe një bukuroshe si Giulia Pastore.

E fejuara e Tonalit ka nisur përgatitjet për t'u transferuar në Angli, ndërsa nuk nguroi të shpreh emocionet e sajë me anë të një statusi në rrjetet sociale:

“Jam shumë krenare për ty dhe për rrugëtimin që ke bërë, meriton të gjithë lumturinë e kësaj bote. Gjithnjë dhe kudo në krahun tënd, mund të mbështetesh tek unë”, shkruan Giulia në profilin e saj në Instagram.