Shqipëria e pafat, tranversa i mohon golin, pjesa e parë nuk ka gola

Barazim pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Shqipëri-Moldavi. Në "Air Albania" pritej një ndeshje e mbyllur dhe ashtu rezultoi me Moldavinë të rreshtuar mirë në prapavijë. 

Minutat e para të vakëta dlku Shqipëria mori masat e fushës duke studiuar kundërshtarin qe u mbyll mirë në mbrojtje. 

Myrto Uzuni në minutën e 17 mund të kishte bërë më mirë me të djathtën por finalizimi ishte i gabuar. Shkendijën e dytë e dha Ramadani 3 minuta më vonë por u ndal nga portieri Railean ndërsa Cikalleshi nga tranversa.

Tentativa e radhës ishte e Asanit nga goditja e dënimit por porta moldave shpëtoi sërish. 

Hysaj në krahun e djathtë hasi jo pak vështirësi ndërsa Mitaj në të majtën krijoi më shumë volum dhe hapësira por gjithsesi në fund të 45 minutave