Shënon Haaland por Norvegjia bën “vetëvrasje” me Skocinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2023, 19:58

Dy gola në minutat 87, 89 kthejnë fitoren në favor të Skocisë në ndeshjen me Norvegjinë në Oslo.
Takimi i vlefshëm për grupin A të eleminatoreve të Euro 2024 u mbyll në favor të skuadrës iberike që triumfoi 2-1 dhe tashmë është në krye të grupit me 9 pikë të plota pas 3 ndeshjeve të para.
Halaand e zhbllokoi sfidën në minutën e 61 por ky gol nuk mjaftoi që Norvegjia të regjistronte fitoren e parë dhe pas 3 ndeshjeve të para mban vendin e dytë me 4 pikë.
