Dani Alves mbetet në burg, çështja do të gjykohet në muajt e vjeshtës

Çështja “Dani Alves” vazhdon të jetë e hapur dhe me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë e tillë për shumë kohë.

Braziliani akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje në një pub në datën 30 dhjetor në Barcelonë.

Gjatë ditëve të kaluara, apeli hodhi poshtë kërkesën për ta liruar nga burgu për shkak të mundësisë që largimit të tij nga Spanja, ndërsa brenda një kohe të shkurtër do të nisë gjykimi dhe ndërkohë ai do të vazhdojë të qëndrojë në burgun katalan Brians 2.

Seanca e parë mund të mbahet në muajin shtator ose tetor ndërsa vendimi që do të marrë gjykata, do të jetë i pari në Spanjë ndaj një sportisti të këtij kalibri dhe me siguri do të jetë një precedent.