Euro 2024, nuk zhgënjejnë të mëdhenjtë. Shikoni golat e Francës dhe Anglisë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2023, 22:59

Mbrëmje e qetë për gjigandët e kontinentit në ndeshjet eleminatore të Euro 2024.
Franca kaloi lehtësisht 3-0 Gjibraltarin në një ndeshje pa shumë histori duke marrë kryesimin e grupit B ku Greqia kaloi gjithashtu 2-1 Irlandën.
Në grupin C, Anglia u imponua 4-0 ndaj Maltës në La Valletta ku dy gola u shënuan nga penalltia ndërsa një tjetër ishte autogol. Po në këtë grup Maqedonia e Veriut u mund 3-2 nga Ukraina.
