E papritur/ PSG nuk arrin marrëveshjen me Nagelsmann, përqëndrohet te argjentinasi

E papritur/ PSG nuk arrin marrëveshjen me Nagelsmann,
Nuk do të jetë Julian Nagelsmann në krye të stolit të PSG edhe pse mendohej që marrëveshja me trajnerin gjerman ishte mbyllur tashmë.

Edhe pse “L’Equipe” dha detajet e marrëveshjes me trajnerin gjerman, duket se emiri i Katarit nuk është dakort me kushtet e vendosura nga Nagelamann dhe i gjithë fokusi tashmë është te argjentinasi, Marcelo Gallardo.

Gjatë javëve të fundit, PSG është refuzuar edhe nga Zidane dhe Luis Enrique të cilët kanë objektva të tjerë dhe mbi të gjitha nuk dëshirojnë të marrin një detyrë të vështirë për të bërë bashkë një grup të përçarë për shkak të konflikteve mes Mbappe dhe Neymar.