Paul Pogba ka reflektuar dhe premton se tani do të sillet si i…rritur
“Ishte prova më e vështirë e jetës time. Muajt e fundit më kanë rritur dhe duket se jam rritur me 10 vite në vetëm 7 muaj”.
Ky është thelbi i intervistës së Pal Pogba në revistën franceze “Vieës” ku thekson se problemet fizike të këtij viti e kanë ndryshuar tërësisht jetën e tij.
"Kur nuk ke kokën në rregull trupi të ndjek. Të gjitha dëmtimet që kam pësuar kanë lidhje me kokën. Vërtet që ka qenë koka ime. Kur e kuptova një gjë të tillë arrita të reagoja. Bëra një hap pas dhe mendova vetëm për mirëqënien time. Ajo që kërkoj është vetëm që të kem shëndet për të luajtur. Këtë sezon kam krijuar një eksoeriencë shumë të madhe dhe shpresoj që të më bëjë punë në të ardhmen. Trupi im është një mjet pune dhe luksi më i madh që mund të kesh në jetë është shëndeti”.
