Vllaznia nuk ndalet, zyrtarizon mbrojtësin e Kukësit

Redon Dragoshi bashkohet me Vllazninë për tre sezonet e ardhshme. Lajmin e bën të ditur vetë klubi shkodran pak çaste pas afrimit të një mbrojtësi tjetër, 27-vjeçar Cheshmedjiev. 

Me afrimin e Dragoshit, reparti i tërhequr i skuadrës së Migen Memellit duket i kompletuar dhe tashmë puna e drejtuesve do të fokusohet në sulm dhe mesfushë. 

Vllaznia nuk ndalet, zyrtarizon mbrojtësin e Kukësit

Dragoshi e ka nisur karrierën në Shijak te Erzeni dhe pasi i transferua një sezon në Gjirokastër, ka luajtur 3 vite me fanellën e Kukësit.