Revolucioni vazhdon, Vllaznia gjen qëndërmbrojtës në Maqedoninë e Veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2023, 13:33
Pas largimit të dy simboleve të klubit, Herald Marku dhe Erdenis Gurishta, Vllaznia vijon punën për riorganizimin e skuadrës.
Lamtumira dhe afrime të shumta në radhët e klubit shkodran që njofton arritjen e marrëveshjes me qëndërmbrojtësin 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Konstandtin Cheshmedjiev.

Ai ka nënshkruar për dy sezonet e ardhshme.me klubin kuqeblu. Gjatë ditëve të fundit nga Vllaznia janë larguar edhe Hoxhaj, Latifi e Mala bashkë me trajnerin Goce Sedolski.

