Sergio Ramos planifikon lëvizjen e bujshme dhe çmend rrjetet sociale

Një lajm i bujshëm i merkatos vjen direkt nga Spanja: sipas Mundo Deportivo, Sergio Ramos është ofruar të nënshkruajë me Sevilla-n, ku dëshiron të përfundojë karrierën e tij.

Ish-mbrojtësi i Real Madrid-it, i cili e përfundoi eksperiencën te Paris Saint-Germain, prej kohësh dëshironte të rikthehej në Sanchez Pizjuan, ku ka nisur rrugëtimin e tij në botën e futbollit.

Mbrojtësi dhe ish-kapiteni i Spanjës do të preferonte këtë opsion në vend që të tërhiqej në një ligë ekzotike si Arabia Saudite apo Shtetet e Bashkuara.

Nëpërmjet vëllait të tij Rene dhe ndërmjetësimit të Jesus Navas, me të cilin ai është një mik i madh, Sergio Ramos i ka bërë të ditur Sevillas se do të dëshironte të ishte pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Ky lajm ka shkaktuar reagimin e tifozëve në rrjetet sociale, të cilët u ndanë mes atyre që do ta donin kthimin e tij dhe atyre që e konsideronin tradhtar për shkak të kalimit të tij te Real Madrid në verën e vitit 2005.

Klubi andaluz nuk duket i bindur për operacionin pasi paga e mbrojtësit është shumë e lartë për arkat e Sevilla-s. Përveç kësaj, klubi spanjoll është i mbuluar në atë rol pasi në repartin e qendërmbrojtësve ka Bade, Gattoni, Marcao, Nianzou dhe Rekik.