Chelsea kërkon Barella-n në këmbim të Lukakut

Interi ka bërë një kërkesë për një tjetër vit huazim të Lukakut e madje është interesuar edhe për mbrojtësin Koulibaly me të njëjtën formulë por Chelsea duket se këtë herë ka replikuar me një kundër-ofertë.

Blutë e Londrës kanë kthyer përgjigje në lidhje me bomberin belg, duke kërkuar shërbimet e mesfushorit Nicolo Barella pasi vlera momentale e shtatlartit të sulmit shkon deri në 70 milionë euro.

Interi nuk ka kthyer përgjigje ndaj kësaj oferte duke e cilësuar këë si një ndeshje “pokeri” ku në fund do të fitojë ai që bën më shumë “blof” por gjatë ditëve të ardhshme, palët kanë caktuar takime të tjera për të sqaruar situatën dhe qëndrimet e tyre.