Goditja më e madhe në merkaton e verës, Tirana zyrtarizon ish-sulmuesin e Kombëtares

Goditja më e madhe në merkaton e verës, Tirana zyrtarizon
Liridon Latifi nënshkruan me Tiranën ku do të vazhdojë karrierën e tij pas aventurës 2-vjeçare me Vllazninë nga ku u largua me parametra zero.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin kryeqytetas që zyrtarizon transferimin në kryeqytet pas një sezoni me ulje-ngritje te skuadra shkodrane ku nuk la shumë gjurmë.

Sulmuesi 29-vjeçar ka shënuar 13 gola në dy sezonet e fundit ndërsa gjjatë periudhës 2017-2020 është aktivizuar me skuadrat e Puskas dhe Sheriff Tiraspol. Ai u shit për rreth 800 mijë euro te klubi hungarez nga Skënderbeu ku fitoi 2 tituj kampion.