Një kampion Europe në Gjermani, Bayern tenton mbrojtësin anglez

Bayern Munich kërkon t’i rrëmbejë mbrojtësin Kylie Walker, Manchester City-t. Kampionët e Gjermanisë kanë nisur kontaktet me klubin bardhekaltër pasi mbrojtësi i djathtë ka ende edhe 1 vit në kontratën e tij me kampionët e Anglisë dhe Europës.

Sipas “The Atletic”, pas 6 viteve në “Etihad”, Walker kërkon të ndryshojë ambjent ndërsa Bayern Munchen është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për t’i dhënë trajnerit Thomas Tuchel një emër të fortë si alternativë për krahun e djathtë ku momentalisht luan Benjamin Pavard.

Mbrojtësi anglez duket se ka qenë i pakënaqur që u la jashtë formacionit titullar në finalen e UEFA Champions League dhe këtë ia ka bërë të ditur klubit bashkë me vendimin për t’u larguar.