Modric si Messi, refuzoi ofertën e pabesueshme të Al Hilal. Hoqi dorë nga...

Pasi mori refuzimin e Lionel Messit, Al Hilal nuk arriti të bindte një tjetër Top të Artë.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Real Madrid, Luka Modric i cili ka refuzuar 600 milionë euro nga klubi arab.

Al Hilal i kishte ofruar kroatit të Realit rreth 200 milionë euro në sezon por ballkanasi nuk është menduar shumë dhe e ka kthyer mbrapsht ofertën.

Dy skuadrat rivalë të Al Hilal që janë Al Nassr dhe Al Ittihad i kanë tashmë yjet e tyre, respektivisht Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzema, të cilët përfitojnë pothuajse të njëjtën shumë.