“Volli te çanta e mamasë së Grealish”, Ederson spiunon shokun e skuadrës

Dy shots. Kaq mjaftuan që Ruben Dias të ndihej keq gjatë festës së Manchester Cityt pas fitores së Triplete-s disa ditë më parë.

Kështu ka thënë portieri brazilian i Citizens Ederson nga grumbullimi i Brazilit para miqësores kundër Guinesë.

Lojtari, protagonist bashkë me shokët e skuadrës i disa festimeve të tepruara mes videove, alkoolit dhe kërcimeve të papërmbajtura, tregoi se si mbrojtësi portugez, i cili nuk kunsomon alkool, në fakt doli nokaut pas vetëm dy shotse-ve.

Ederson tha: “Disa lojtarë nuk pinë, por për Triplete-n ata bënë një përjashtim. Unë po mendoj, për shembull, për Ruben Dias që nuk është mësuar duke pirë. Le të themi se gjërat nuk shkuan mirë dhe pas dy shots-eve volli në çantën e mamasë së Grealish-it”.

Përveç Ruben Dias, është kurioz fakti se si edhe Grealish, madje edhe të afërmit e tij janë gjithmonë të pranishëm në këto histori shumë të veçanta.