Ancelotti do 60 milionëshin si zëvendësues të Benzemasë tek Reali
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thuhet se ka vënë në shënjestër sulmuesin e Lille, Jonathan David, për merkaton e verës.
Los Blancos aktualisht janë gati për një merkato të pasur me goditje me repartin e sulmit që besohet të jetë një përparësi kryesore për sa i përket përforcimit.
Kujtojmë se Real Madridi ka humbur tashmë lojtarë si Karim Benzema, Eden Hazard dhe Marco Asensio në javët e fundit. Ekziston nevoja për të sjellë zëvendësues të përshtatshëm.
Skuadra e Ancelotti-t tashmë është lidhur me disa sulmues në javët e fundit, duke përfshirë Kai Havertz (Chelsea), Harry Kane (Tottenham Hotspur) dhe sulmuesin veteran spanjoll Joselu (Espanyol).
Ndërkohë, një tjetër emër që ka dalë në radar për Real Madridin është sensacioni kanadez Jonathan David (sipas Tuttomercatoweb).
Sulmuesi 23-vjeçar aktualisht konsiderohet si një nga perspektivat më të nxehta të Europës, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse për skuadrën franceze Lille. David përfundoi sezonin 2022-23 me një total mbresëlënës prej 26 golave dhe katër asisteve në të gjitha ndeshjet e luajtura për Les Dogues.
24 nga golat e Davidit erdhën në Ligue 1 ku ai e mbylli sezonin si golashënuesi i tretë më i mirë në kampionat, vetëm pas Alexandre Lacazette (27) dhe Kylian Mbappe (29).
Paraqitjet e tij në sezonin e sapo përfunduar duket se ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit, i cili thuhet se është i vendosur për nënshkrimin e sulmuesit këtë verë.
Sipas Tuttomercatoweb, Ancelotti është një admirues i madh i sulmuesit kanadez. Ndërkohë, Lille besohet se aktualisht e vlerëson sulmuesin 23-vjeçar me rreth 60 milionë euro, një tarifë që vetë Madridi thuhet se heziton ta paguajë për momentin.



