Tenisti grek i “vjedh” të dashurën aktorit të njohur kubanez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2023, 08:50

Stefanos Tsitsipas dhe Paula Badosa janë të fejuar zyrtarisht. Dy tenistët nuk fshihen më dhe janë fotografuar në publik sëbashku duke konfirmuar lajmet për lidhjen e mundshme.
Ata kanë publikuar imazhe nga pushimet në Dubai ku tenisti grek ka vendosur të pushojë disa ditë pas mbylljes së Roland Garros.

Tenistët janë shfaqur të lumtur e madje edhe fansat e tyre në komentet e rrjeteve sociale por jo dhe aq aktori kubanez Juan Betancourt, i cili vetëm pak javë më parë rezultonte i fejuar me tenisten spanjolle.

Në rrjetet sociale ai ka reaguar duke thumbuar çiftin pasi publikoi një foto ku shkruan: “Atë që do të dish unë e jetoj dhe nuk e publikoj”.

