Turneu i golfit US Open, duhet të bëjë llogaritë me zhurmat e çuditshme nga “Shtëpia e Playboy”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2023, 09:03

Duket e çuditshme por është e vërtetë dhe mund të rezultojë një problem për një nga turnetë më të vjetër dhe ndoshta më prestigjozin e sportit të golfit, US Open.

Sportistët mund të dëgjojnë zhurma të çuditshme gjatë turneut pasi këtë sezon do të luhet në Los Angeles Country Club. Ky ambjent është shumë pranë shtëpisë së famshme “Playboy Mansion” jo për shkak të festave me dritë të kuqe por për shkak të kafshëve në ambjentin jashtë.
Sipas mediave lokale, golfistët më të mirë të botës duhet të gjejnë një mënyrë për t’u fokusuar te sporti dhe jo tek zhurmat që do të vijnë nga ndërtesa në pronësi të manjatit Hugh Hefner që ndërroi jetë në vitin 2017. Momentalisht, ndërtesa është përshtatur në një kopësht zoologjik.

