"T'ju vijë turp" ORA News siguron videon kur mbështetësit e Bashës tentojnë të godasin deputetët e PD dhe gazetarët
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 7 Qershor 2023, 10:10
Ora News ka siguruar pamjet e tensioneve dhe përplasjeve gjatë natës në mbledhjen e grupit të PD mes mbështetësve të Bashës dhe deputetëve.
Pamjet që shihni tregojnë sherrin mes demokratëve pasi një grup deputetësh braktisën mbledhjen e Kryesisë, që do të diskutonte për kryetarin e ri të PD-së.
Në videon e siguruar nga gazetari Isa Myzyraj tregohen momentet kur mbështetesit e Bashës tentojnë të godasin deputetët dhe më vonë edhe gazetarët.

