Mehmeti: Në shkolla duhet të ketë ushqim, transport falas dhe kabinete të ndryshme

I ftuar në Ora News në Emisionin “Epiqendër” të Moderatores Sonila Musaj ishte Ndriçim Mehmeti , ekspert arsimi. Në fjalën e tij ai sugjeroi që Ministria e Arsimit duhet të marrë masa që të ndryshojë situatën e arsimit.

Ai tha se në shkolla duhet të ketë ushqim, ndihmës mësues, transport publik falas për nxënësit. Mehmeti tha se transporti i fëmijëve dhe shtresave në nevojë është falas në botë.

Në shkolla sot ska më sallë teatri , duhet të kemi kabinete vizatimi, historie si dhe kabinet që të gatuajnë nxënësit.