Gurakuqi: Tek Akademia e Shkencave ka ndërhyrje që me ardhjen e Gjinushit në krye të saj

Historiani Romeo Gurakuqi i ftuar në "Ora e Betit", në RTV Ora deklaroi se sa i takon Akademisë së Shkencave ka një ndërhyrje me interesa që me ardhjen e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

"Kjo lidhet me mënyrën se si menaxhohet pushteti në Shqipëri dhe mbi mënyrën se si operohet në përgjithësi në fushën e vendimmarrjes akademike dhe institucionet e arsimit të lartë.

Sipas asaj që ne kuptojmë këtu ka një ndërhyrje vertikale me interesa qoftë të Akademisë së Shkencave, por janë dhe të hershme me ardhjen e z. Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave në 2019, pastaj me tentativat e tij për të kërkuar përthithjen e intitucioneve albanologjike.

Unë këtë ndërhyrje e kam lidhur me dy data, maj-qershor 2021 kur paralelisht ndodhën dy ngjarje. E para, një fond shumë i rëndësishëm i kërkimit shkencor të qëverisë shqiptare, në vend që të adresohej tek ASA u adresua tek një intitucion onorifik që merret me politikbërjen në fushën e kërkimit shkencor. Bëhet fjalë për tre projekte të financuara mjaft mirë nga ana e qeevrisë shqiptare që nuk vijnë tek albanologjia por shkojnë tek Akademia e Shkencave," tha ai.