Taulant Balla paraqitet në SPAK, paralajmëron: Nesër depozitoj një padi penale për Berishën

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj informon se Balla është paraqitur në SPAK në cilësinë e kallëzuesit për klubin"Partizani".

"Unë kam qenë shpesh këtu për të depozituar kallëzime penale si person që kam dijeni. Besoj e shpresoj që SPAK do i shkojnë fund akuzave. Kam bërë kallëzim edhe për ­çështjen e kompanisë OSSH. Unë do jem sërish këtu nesër për një padi penale në ngarkim të Berishës. Në momentin që ndaj teje ngrihet një akuzë duhet t’a adresosh. Dua t’i qëndroj angazhimit që për çështjet që diskutova të mbeten sekret. Unë u thirra si person që ka dijeni.

Unë shpresoj të ketë zhvillime për privatizimin e kompleksit të Partizanit.”- thotë Balla.

Taulant Balla paraqitet në SPAK, paralajmëron: Nesër depozitoj