Bardhoshi: ASA aktualisht pa studentë se nuk ka pranuar Ministria e Arsimit

Nebi Bardhoshi, profesor i Institutit të Antropologjisë kulturore dhe studimit të artit i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se Akademia e Shkencave nuk ka studentë aktualisht pasi Ministria e Arsimit nuk ka pranuar dhe miratuar programet e paraqitura prej Akademisë.

"Ne nuk kemi studentë sepse Ministria e Arsimit nuk ka pranuar dhe nuk ka miratuar sipas nesh në mënyrë të paligjshme programet e paraqitura nga ana jonë. Ky do të ishte një debat i gjatë, do shkruhet në historinë e reformave mbi institucionet e kërkimit shkencor," tha ai.

Beti Njuma: Pse nuk janë pranuar programet tuaja, u janë dukur të pavlera, jo të përpiluara siç duhet.

"Dy programet e para të dorëzuara në 2018 dhe 2021 kanë pasur vërejtje lidhur me cilësinë që kanë rëndësi të madhe. Janë bërë disa vërejtje për mendimin tonë nuk kanë qënë të qëndrueshme por nuk janë përmendur se nuk jeni institucione se nuk keni të drejtën e programit që thuhet tani. Vetëm herën e tretë, pra më 12 prill të 2023 na është thënë se ju nuk jeni fakultet dhe befas MASH zbuloi se nuk jemi fakultet. Por ata e kanë ditur shumë mirë se nuk është një arsyetim ligjor i mjaftueshëm pasi ne i kemi 4 njësi kryesore," tha ai.