Vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë Vangjush Dako, Ora News zbardh emrat e të arrestuarve

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e policisë Tiranë.

Ndaj tij u lëshua urdhër arrest nga SPAK për korrupsion e falsifikim dokumentesh.

Të akuzuarit janë të zyrës juridike të bashkisë, Urbanistikës, INUV, ALUIZNI-t, përfshirë dhe një administrator kompanie private.

Akuzat janë për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh ndërsa janë zhvilluar kontrolle në banesat e tyre.

Hetimet ndaj tyre kanë nisur për procedurat në ndërtimin e një pallati Kanë qenë banorët që kanë bërë denoncimin duke nisur dhe hetimet. Një tjetër proces është edhe për një tender të viteve 2014 – 2015 me një vlerë prej 180 milionë lekësh.

Të arrestuarit:

Vangjush Dako, ish-kryebashkiak i Durrësit

Adlei Likmeta, arkitekt

Roza Kovaçi

Edlira Kertusha, juriste tek Urbanistika

Adnand Tocila

Adhurim Qehajaj ish-drejtori i Urbanistikës.

Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit

Adnand Toçila Drejtor i Projekteve dhe Infrastrukturës Publike