Mehmeti: Në gjimnazet e Tiranës janë fikur kamerat me urdhër gjatë provimit të maturës

Ndriçim Mehmeti , Ekspert Arsimi i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musaj foli për maturën shtetërore dhe publikimin e tezave të provimeve. Gjatë fjalës së tij Mehmeti tha:

Mehmeti: “Unë kam bërë një propozim që të rregullohet matura shtetërore të shtohet një nen për të cilin ne shpëtojmë dhe të thuhet testi i maturës shtetërore lejohet të publikohet 30 minuta deri në 60 minuta pas fillimit të provimit dhe të mbledhim mëndjen nuk zihemi tani kot.

Ç’kuptim ka kjo doli teza apo nuk hyri si do hyjë teza do dali njeri ta vërë në gjoks e të thotë po shkoj t’ua jap atyre a me ndaloni dot. Ato hyjnë me mjete dhe më e rëndësishmja është që në gjimnazet e Tiranës shumë kryesore janë fikur kamerat me urdhër dhe si ka mundësi që 4 maturantë i survejon një njeri si u ka shkarë kjo , nuk ka fakte nuk je për këtë punë”.