KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së, shkarkohet nga detyra ish-gjyqtari Ramazan Avdiu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2023, 17:31
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili shkarkoi nga detyra Ramazan Avdiun, ish-gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit.
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit është ballafaquar me trupën gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare.
Gjyqtari kërkoi rikthimin në detyrë. Por në vendimin e shpallur të martën, trupi gjykues vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
KPK në maj të vitit 2021 vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit për probleme të evindentuara financiare.
