Malaj: Dalja e tezës së provimit është kthyer në trend

Ish Zv/Ministrja e Arsimit Nora Malaj e ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të Moderatores Sonila Musai foli për maturën shtetërore dhe publikimin e tezave të provimeve.

Malaj: “Dalja e tezës së provimit është kthyer në trendin e kohës. Një ditë përpara se të fillonte provimi unë isha në një studio televizive dhe thashë që jam e bindur që sapo të dalim që këtu do jem me zemër në dorë deri sat ë dëgjoj që mbas gjysëm ore do dalë teza. Pse ndodh kjo gjë?!

Kjo është kthyer në çështje trendi sepse e para ne nuk kemi kuptuar çfarë është në thelb matura shtetërore.Nuk është nota matura shtetërore është gjithçka që ti bën. Gjithë proçesi deri në përfundimin e provimit që ty të freskon dhe të rifreskon dijet e tua që të quhen dije të qëndrueshme. E dyta duhet kuptuar që ata që menaxhojnë maturën shtetërore janë mësuesit po të nxënësve.”