“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”, avokati i Dakos: Autoritetet i njoftova unë pas lajmeve në media, masa të nxituara
Avokati i ish- kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, Petrit Ismaili, ka dhënë mbrëmjen e sotme një deklaratë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Sipas tij akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre” për dy raste të ndryshme.
“Sapo u ekzekutua vendimi i gjykatës së shkallës së parë që vendosi arrest me burg për Dakon. Akuzat, është një, për shpërdorim detyre në dy raste, një kallëzim nga disa banorë të një pallati që pretendojnë se ka pasur shkelje, dhe një në prag të zgjedhjeve të 2021, nga Ferdinad Xhaferri.
Kam qenë në brendësi të çështjes për akuzën e parë. Paraprakisht deklaroj se Prokuroria e Posaçme nuk po mban dot ekuilibër nën trysnin mediatike apo ndërkombëtarëve dhe po merr masa për mendimin tim të nxituara.
Autoritetetet i kam njoftuar unë pas raportimeve në media për urdhër arresti ndaj Dakos. Kallëzimi i parë është bërë nga një grup banorësh për pallatin, ndërsa tjetri nga Ferdinand Xhaferri, për një tender. Dako ndodhej në Tiranë. Kanë ardhur grupi i policisë dhe e kanë marrë. Gjendja e tij shëndetësore me sa di unë është normale. Ka gjendje emocionale natyrisht, stres,” tha ai.

