Kita: Qeveria të krijojë alternativa punësimi dhe për studentët që nuk ndjekin shkollën e lartë

Emiljando Kita, Aktivist i Lëvizjes Studentore për Universitetin i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të Moderatores Sonila Musai kërkoi nga qeveria që të krijojë alternativa punësimi dhe për të rinjtë që nuk ndjekin studimet e larta.

Kita: “Nuk e di se si do të shkohet me këtë situatë ku 98% e të rinjve duan të largohen nga vendi jonë kshu që menjëherë duhet të kthehet prioritet kombëtar arsimi, duhet që jo vetëm studenti i 9 dhe i 10 do jetë ai që do të drejtojë vendin.

Në këtë vend ka nevojë edhe për njerëzit që do bëjnë punët nga më të ndryshmet , të rregullohen makinat të bëhen punë që nuk ka nevojë domosdoshmërisht për një shkollë të lartë dhe ndaj shteti duhet të krijojë alternative punësimi.”