Të pushosh në Shqipëri, Vathi: Pranvera pati fluks që do vazhdojë deri në verë, më shumë sukses se 2022
Shqipëria po ngjitet në renditjen ndërkombëtare të turizmit, por mungesa kronike e infrastrukturës dhe e punëtorëve sugjeron se potenciali i vërtetë i sektorit mund të mos realizohet.
Për të ,mësuar më shumë mbi situatën e turizmit në këto ditë të para të sezonit në Ora Neës ishte i ftuar anëtari i Bordit të Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Besnik Vathi.
Vathi u shpreh se gjysma e 2023 ishte mjaft e suksesshme krahasuar me vitin e kaluar.
"Ne duhet ti referohemi shifrave dhe viti ka qënë më i mbarë edhe se viti rekord i kaluar. Kjo pasi pranëvera e këtij viti ka qënë e lirë në raport me të vitit të shkuar që u kombinua nga vazhdimi i masave kombiuese të Covid. Shumë vende i vazhduan shtrëngimet deri ën fund të majit apo me hapjen e luftës në Ukrainë ku pati një stopim të lëvizjeve ndërkombëtare. Këtë viot pranëvera ishte më e mbarë, dhe sezopni i verës besoj do jetë i mbarë pasi janë të njëjtët faktorë të vitit tyë kaluar që vijojnë të jenë në fuqi," tha ai.