Cristiano Ronaldo dhe Georgina në krizë? Përgjigja e mamasë së sulmuesit është e qartë

CR7 dhe Georgina Rodriguez kanë nisur një jetë të re në Arabinë Saudite ku sulmuesi po paguhet me rreth 200 milionë euro në sezon për të veshur fanellën e Al-Nassr por sipas zërave mediatikë të kohëve të fundit, zhvendosja në Lindjen e Mesme duket se ka shkaktuar edhe krizën në çift.
Lajmet për mosmarrëveshje dhe pakënaqësi mes çiftit janë bërë më këmbëngulëse por njeriu më i afërt i sulmuesit, mamaja e tij Dolores Aveiro, hedh poshtë gjithçka duke thënë se gjithçka thuhet është “gënjeshtër”. Komentin 68-vjeçarja e ka bërë një qëndër tregtare të Madeiras ku gjatë promovimit të një dyqani, foli edhe për zërat e fundit:
“Janë që të gjitha gënjeshtra. Çdo çift mund të ketë keqëkuptime por ato që shkruhen janë gënjeshtra”.
Gjatë ditëve të shkuara, Dolores vizitoi Ronaldon dhe familjen e tij në Arabinë Saudite.
