Christian Erikssen: Pashë videon kur humba ndjenjat dhe mendova…
Christian Erikssen rrezikoi të humbiste jetën në fushën e lojës pasi ishte data 12 qershor e vitit 2021 kur në sfidën e grupit në Euro 2020 kundër Finlandës, ai u rrëzua pa ndjenja.
Bashkëshorti i Sabrina Kvist Jensen dhe babai i dy fëmijëve e pranon që ai moment e ka lidhur edhe më shumë me familjen, ndërsa në intervistën dhënë për “The Telegraph shton:
“E pashë videon e rëzimit në fushë një ditë më pas në spital. M’u desh të përjetoja shumë emocione në ato ditë dhe kam kaluar momente që më përgatitën për të përballuar atë situatë shumë të vështirë. E shikon atë moment dhe asnjëherë nuk e kupton çfarë dhe pse ndodhi.


Ajo që unë kam mësuar është që të shijoj jetën dhe të luaj futboll për kënaqësi. Nëse nuk është më kënaqësi ajo që bën, bëj diçka tjetër. Pasi u riktheva të bëja jetën time, ndryshova shumë gjëra dhe tani mund të them që jam baba me kohë të plotë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”.



