Vila spektakolare e Ronaldos në Portugali është drejt fundit, ja fotot që zbulojnë madhështinë e ndërtesës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2023, 17:40
Cristiano Ronaldo do të jetojë në Portugali kur të largohet nga futbolli i luajtur. Prej më shumë se një viti kanë nisur punimet në vilën superluksoze që po ndërtohet nga e para në një tokë me sipërfaqe gjigande të blerë në Lisbonë.

Bëhet fjalë për vilen në rajonin Quinta da Marinha ndërsa një prej punojësve kryesorë ka publikuar fotot ku zbulohet madhështia dhe luksi i ndërtesës përrallore ku do të kalojë jetën Ronaldo, e fejuara Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre.
Vila është pothuajse gati dhe shumë shpejt familja e Ronaldos do të jetë gati ndërsa këto janë fotot e publikuara.




