Tifozët e PSG refuzojnë milionat nga Katari dhe dalin kundër Al-Khelaifi, marrin vendimin e paprecedentë

Marrëdhënia mes tifogrupit më fanatik të PSG dhe presidentit të klubit, Naser Al-Khelaifi është në krizë totale.

Gjatë orëve të fundit po përjetohet një situatë shumë e tensionuar që lidhet me eleminimin nga Champions League dhe menaxhimi i disa situatave me lojtarët me emër mes të cilëve edhe Lionel Messi, i cili braktisi skuadrën pas humbjes ndaj Lorient për të udhëtuar pa lejen e klubit drejt Arabisë Saudite.

“Collectif Ultras Paris” komunikon zyrtarisht se nuk do të jetë u pranishëm në shkallët e stadiumeve deri në një komunikim të ri. Motivi është i qartë, kontrasti i qartë me presidentin Nasser Al-Khelaifi.

Për shkak të këtij vendimi, skuadra mund të festojë titullin kampion pa praninë e fraksionit më të zjarrtë të tifozerisë pariziene, të cilët kanë kundërshtuar ashpër edhe Lionel Messin.