Egnatia bën historinë, kualifikohet në finalen e Kupës, Vllaznia në krizë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2023, 16:05
Nuk kishte ndodhur asnjëherë por më në fund Egnatia e Rrogozhinës kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi mposhti Vllazninë 1-0 dhe siguroi biletën e ndeshjes së fundit.
Pas barazimit 1-1 të ndeshjes së Shkodrës, në "Egnatia Arena" pa praninë e tifozëve, Jackson shënoi golin e vetëm në minutën e 90.
Eleminimi rrezikon të shkatërrojë plotësisht sezonin e Vllaznisë që mban vendin e pestë edhe në kampionat çka do të thotë se momenyalisht është jashtë kupave të Europës.
Në të gjashta ndeshjet e këtij sezoni, Vllaznia nuk numëron asnjë fitore ndaj kundërshtarëve nga Rrogozhina.
