Manchester City, shpërblim rekord nëse skuadra bën “tripletë”, lojtarët dhe stafi fitojnë…

300 milionë pound, kjo është shuma e premtuar nga pronarët e Emirateve të Bashkuara Arabe për lojtarët dhe stafin e Manchester City nëse skuadra fiton tre trofetë, Premier League, FA Cup dhe Champions League.

Ekipi i Pep Guardiola-s është në vendin e parë të Premier League me shanse të mëdha për të thyer Arsenalin, luan finalen e FA Cup dhe aktualisht pret të luajë gjysmëfinalen e Champions League me Realin pas barazimit 1-1 në Madrid.

Shpërblimi është i ndarë pasi rreth 165 milionë pound do të derdhen në llogaritë e lojtarëve dhe stafit nëse fitojnë titullin e pestë në 6 vitet e fundit ndërsa për Champions League janë premtuar 117 milionë.

Përsa i përket FA Cup që Manchester City do ta luajë në finale me Manchester United në 3 qershor por shuma që do të arkëtojnë pjesëtarët e skuadrës në rast suksesi është modeste krahasuar me 2 shpërblimet e titullit dhe Champions-it, vetëm 3.9 milionë pound.