Gerrard nuk kursehet ndaj Milanit, e cilëson paraqitjen e kuqezinjve të “frikshme”
Sulme nga të gjitha krahët në adresë të Milanit. Pas Fabio Capello-s është radha e një legjende si Steven Gerrad për të kritikuar kuqezinjtë pas një paraqitjeje të sikletshme kundër Interit në gjysmëfinalen e Champions League.
Ish-kapiteni i “The Reds” i cili ka provuar shijen e fitores dhe humbjes në finalet e Stambollit dhe Athinës përballë kuqezinjve, nuk zgjedh diplomacinë për të përshkruar paraqitjen e skuadrës së Stefano Piolit në 90 minutat e para për euroderbit italian.
“Paraqitja e Milanit është aq larg nivelit të një gjysmëfinaleje saqë duket shumë e frikshme”.
Koment që nuk lë vend për interpretime. Steve G beson se në të tilla nivele një skuadër nuk duhet të luajë në atë mënyrë dhe ndoshta sipas mesfiushorit, Milani nuk e ka merituar kualifikimin deri në këtë fazë.
