Juventusi stonon por barazon në frymën e fundit, Roma hedh hapin drejt finales në Europa League (VIDEO)

Juventusi stonon por barazon në frymën e fundit, Roma hedh hapin drejt
Tension dhe një barazim që shpëton nderin dhe ndoshta mund të rezultojë vendimtar për Juventusin që rrëzikoi një humbje që mund të shkatërronte sezonin. Bardhezinjtë evitojnë në kohën shtesë një disfatë në gjysmëfinalen e parë të Europa League kundër Sevilla-s, rekordmenia e këtij trofeu.

Andaluzianët shënuan me En Nesirin në minutën e 26 të pjesës së parë duke nxjerrë në pah limitet e skuadrës së Allegrit ku Vlahovic u vërshëllye nga tifozët, ndërsa tension pati edhe në pankinën e skuadrës torineze ku Cuadrado kishte diçka për t’i thënë trajnerit Allegri në mënyrën më agresive të mundshme.

Gjithsesi, në minutën e shtatë shtesë mendoi i riu Gatti për të mbajtur në pozicion të rregullt Juventusin që tashmë mund të shkojë më i qetë drejt Spanjës për ndeshjen e kthimit.  

Por nëse Juventusi dështon në misionin për fitore është Roma që në mënyrë bindëse mund 1-0 Bayer Leverkusen në një ndeshje ku mund të kishte shënuar edhe më shumë por gjermanët u mbrojtën me disiplinë duke shpresuar te kthesa në “Bay Arena” një javë më pas.