"Nuses së Italisë" i bëjnë gjëmën, i vjedhin medaljen e artë dhe trofe të tjerë: Më ktheni arin e fituar në Moskë!

Vjedhja më e tmerrshme për një kampion sporti. Hajdutët hynë në shtëpinë e Sara Simeonit dhe i vodhën medaljen e artë të fituar në Moskë në vitin 1980 dhe trofe të tjerë.

Kriminelët plaçkitën shtëpinë në Rivoli Veronese ku kampionja e kërcimit së larti jeton me bashkëshortin dhe trajnerin Erminio Azzaro dhe djalin e saj Roberto, morën medaljen e artë dhe trofe e kupa të tjerë.

Sara Simeoni e zbuloi vjedhjen vetëm kur u kthye në shtëpi dhe pasi e denoncoi te karabinierët, nisi një apel për hajdutët: “Më ktheni arin e fituar në Moskë”.