VIDEO/ Fiorentina rrëzohet nga Xhaka, ish-mesfushori kuqezi drejt finales së Conference League

VIDEO/ Fiorentina rrëzohet nga Xhaka, ish-mesfushori kuqezi drejt finales
Fitore surprizë e Baselit në “Artemio Franchi” kundër Fiorentinës në ndeshjen e parë në gjysmëfinales së Conference League.

Zviceranët kthyen disavantazhin e përkohshëm të vendisur nga Cabral, duke u larguar nga Toskana me fitoren 2-1 që i afron me finalen e Pragës edhe pse do të luhet një sfidë tjetër në Basel.

Taulant Xhaka u aktivizua për 90 minuta dhe zhvilloi një ndeshje shumë pozitive kundër skuadrës së trajnerit Italiano.

 

Në sfidën tjetër, West Ham bëri të njëjtën gjë duke kthyer në favor disavantazhin kundër AZ Alkmaar. Holandezët shënuan të parët në Londër por “The Hammers” fituan me golat e Benrahma dhe Antonio.