Tregu bosh në Lezhë, rënia e fuqisë blerëse dhe rritja e tarifës së hapësirës ka falimentuar tregtarët

Në Lezhë tregtarët e fruta-perimeve po përballen me të ardhra minimale. Ata thonë se fuqia blerëse ka rënë në mënyrë drastike ndërsa po shkojnë drejt falimentimit. Ndërkohë, ata pak belerës që janë thonë se çmimet janë të larta.

Kjo është situata brenda tregut të fruta perimeve në qytetin e Lezhës.

Siç shihet dhe nga pamjet shumë njesi tregtare janë mbyllur, ndërsa blerësit janë të paktë.

Rritja e tarifes për hapësiren që shfrytëzojnë që prej janarit të këtij viti dhe rënia e fuqise blerësë, i ka çuar tregtaret drejt falimentimit.

"S'ka njerëz, kanë ik njerëzit. Është rrit dhe çmimi i vendit, tani duhet të paguajmë vetëm shtetitn. 4 mijë e ca lekë dy vende," thonë ata.

Ndërsa bleresit ankohen për rritjen e çmimeve që sipas tyre janë të papërballueshme.

"Fruta perimet janë shtrenjtë, tani kanë rënë shumë pak," thonë ata.

Janë një numër i konsiderueshëm familjesh në Lezhë, të ardhurat e të cilëve varen nga puna në këtë treg, por për shkak të rënies së fuqisë blerëse dhe rritjes së taksës një pjesë e tyre kanë hequr dorë nga ky profesion.