U bllokua nën rrënoja pasi i shpërtheu bombola në banesë, nxirret e pajetë 84 vjeçarja

Gruaja e cila mbeti e bllokuar pasi bombola e gazit i shpërtheu në banesë duke rrëzuar një pjesë të shtëpisë ka ndërruar jetë.

"Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen "11 Janari, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K, shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrëfikses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë.

Ndërsa shtetasi M.K, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore," njoftoi polciia.

Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.