Verë me mushkonja/ Në muajt e nxehtë pritet të ketë probleme me insektet, ende s'ka nisur dezinsektimi

Periudha e verës vec temperaturave të larta, pritet që këtë vit të kenë edhe prani të konisderueshme mushkonjash dhe insektesh te tjera. Sipas ekspertëve të higjenës fakti që dezinsektimi nuk ka nisur në fazën e larvave, kjo mund të sjell probleme gjatë muajve të nxehtë.

Mushkonjat mund të kthehen në shqetësim serioz këtë vit në zonat turistike, sipas ekspertëve për shkak të vonesës në procesin e dezisektimit.

"Dezinsektimi publik nuk ka filluar ende, por ne shpresojmë që të fillojë në fund të majit. Arsyeja është menjëherë pas përfundimit të reshjeve, rritjes së temperaturave larvat e mushkonjave janë në puhsimin e tyre maksimal dhe për të mos e lënë të mos agravohet situata dhe i gjithë ky potencial larvash të ktheht ën mushkonja adulte dhe të ktheht në problem. Për të mos u kthyer në një shqetësim për publikun sa më pak të hapet ky proces aq më mirë është," tha ai.

Endri Haxhiraj thotë se fillimi i majit është koha më e përshtatshme për kryerjen e këtij procesi për t'i kapur insektet në fazë larve dhe shtyrja e dezinsektimit ul efektivitetin.

"Me shumë gjasa kjo verë do të jetë shumë problematike për shkak të reshjeve në dimër dhe pranverë, duke bërë një sasi të madhe ujë nën tokë ku uji nuk denazhohet," tha ai.

Procesi i tenderimit për dezisektimn publik në zonat bregdetare dhe urbane ka nisur në muajin prill, dhe aktualisht ëshët në mbledhjen e ofertave Procedurat pritet të përfundojnë në Muajin maj dhe më pas të nisë fushata e dezisektimit, ndërkohë pushuesit gjithmonë e më shumë po mbushin plazhet.

"Zonat më problematike janë ato me lagështi të madhe, bregdeti, zonat kënetore, por dhe në zona urbane ku ka ndërtime katet e para e bodrume me ujë, puseta me ujë të ndenjur," tha ai.

Edhe vitin e kaluar, turistët patën ankesa të vazhdueshme për mungesa e dezinsektimit në disa zona bregdetare.