Tragjedi nga bombula në Kuçovë/ Shpërthimi u shemb shtëpinë, vdes gruaja, plagoset bashkëshorti

Një 84 vjeçare humbi jetën në Kuçovë, pasi shpërthimi i një bombule gazi shembi një pjesë të banesës ku ajo jetonte me bashkëshortin që mbeti i plagosur. Viktima është identifikuar si Alie Kosova. Gruaja mbeti për disa orë e bllokuar nën rrënojat e shtëpisë nga ku u nxorr e pajetë. Paraprakisht dyshohet se e moshuara po bënte kafenë e mëngjesit në momentin e shpërthimit.

U zgjuan si çdo ditë në orët e para të mëngjesit, pa e ditur se kjo e dielë do të ishte tragjike për to.

Kjo është historia e një çifti të moshuarish në Kuçovë, të cilët panë tmerrrin me sy, teksa në shtëpinë e tyre shëprthej bombula e gazit.

E zonja e shtëpisë, Alie Kosova po bënte kafenë e mëngjesit në orën 06:00 kur bombula shpërthej dhe shembi një pjesë të banesës ku ajo jetonte bashkë me bashkëshortin 86-vjeçarin Mustafa Kosova.

84 vjeçarja mbeti disa orë nën rrënoja, dhe u nxor e pajetë nga aty.

Ndërkohë i plagosur rëndë, por gjallë u nxor bashkëshorti i saj Mustafai.

Ngjarja u shënua në lagjen 11 në qytetit të Kuçovës.

Shpërthimi i gazit ishte i fuqishëm, saqë pamjet që vijnë nga atje tregojnë përmasat e shkatërrimit të banesës.

Ekspertët zjarrfikës dhe ata të policisë po punojnë për sqarimin e shkaqeve të shpërthimit të gazit në banesën e të moshuarve.